Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Flaka Loxha e Dëbora Gjakova, kampione ballkanike në xhudo

Xhudo

Flaka Loxha e Dëbora Gjakova kanë fituar medalje të arta në Kampionatin Ballkanik të xhudos që të shtunën nisi në Sarajevë.

Flaka garoi në kategorinë deri 57 kilogramë, ndërsa Dëbora, që është motra e Nora dhe Akil Gjakovës, garoi në kategorinë deri 63 kilogramë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Xhudistët e Kosovës i kanë fituar pesë medalje në Ballkanikun për të rritur, ka njoftuar Federata kosovare e xhudos.

Medalje të argjendta fituan Erza Muminoviq në kategorinë deri 52 kilogramë dhe Dardan Cena në kategorinë deri 73 kilogramë.

Muhamedin Veseli fitoi medalje bronzi në kategorinë deri 66 kilogramë. Anes Veseli u rendit i pesti, kurse Loris e Dion Sharapolli mbetën pa plasman.