Pas fitores ndaj Ukrainës të enjten në mbrëmje, karateistet e Kosovës kanë vazhduar me sukses edhe të premten dhe kanë siguruar luftën për medalje të bronztë në Kampionatin Evropian.
Evropiani po organizohet në Yerevan të Armenisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkipi i Kosovës i përbërë nga Fortesa Orana, Vlerë Qerimi, Behije Mustafa dhe Elmedina Istogu, mposhtën të premten përfaqësuesen e Spanjës 2:0. Por, me diferencë të pikëve, Kosova u mposht në çerekfinale nga Gjermania.
Në luftën e parë të repesazhit, Kosova e mposhti Armeninë, ndërsa të dielën do të garojnë për medalje të bronztë.
Përballë do ta kenë Përfaqësuesen e Greqisë.
Për medalje të bronztë në Evropianin e Yerevanit të shtunën do të luftojnë edhe Islam Selmani në kategorinë deri 60 kilogramë dhe Betim Maliqi në kategorinë deri në 75 kilogramë.
Ekipi i karateistëve të Kosovës i përbërë nga Betim Maliqi, Leart Gashi, Shpresim Shabani, Jakup Ajdari dhe Islam Selmani, e fituan luftën e parë ndaj Maqedonisë së Veriut 3:1, por u mposhtën më pas nga Spanja.