Bullgari Janko Iliev është shpallur boksieri më i mirë i turneut “Lah Nimani” për të
Meçet finale të turneut për nder të trajnerit legjendar të boksit u zhvilluan në Prishtinë, ndërsa Iliev u shpall më i miri i turneut për vitin 2025.
Boksieri bullgar në finale mposhti boksierin nga Kosova, Luan Morina. Morina dorëzoi luftën në raundin e dytë.
Boksieri më i mirë vendor u shpall Riad Isufi. Ishte edhe i vetmi nga boksierët e Kosovës që fitoi çmim në turneun “Lah Nimani”.
Boksieri më perspektiv i turneut u shpall Bernard Osman i Maqedonisë së Veriut, kurse epiteti i boksierit më ferplej i takoi Emir Sherifoviq nga Bosnjë-Hercegovina.
Boksieri më i mirë i huaj u shpall kroati Josik Tokiq, tekniku më i mirë Ahmet Koçi i Shqipërisë. Çifti më luftarak ishte ai ndërmjet Vuk Daboviqit të Malit të Zi dhe Rion Bajramit të Maqedonisë së Veriut.