Boksieri nga Republika Demokratike e Kongos, Martin Bakole, ka bërë një hap të madh drejt një lufte për titull bote në kategorinë e rëndë në boks profesionist.
Bakole të shtunën mbrëma në Los Angeles nokautoi yllin amerikan Jared Anderson në raundin e pestë.
Bakole e rrëzoi Andersonin tri herë, para se ta detyronte arbitrin ta ndërpriste duelin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLufta ishte e vlefshme për titujt WBO International dhe NABF në kategorinë e rëndë.
Për Bakolen 32-vjeçar ishte fitorja e 21-të në boksin profesionist, karshi një humbje sa e ka.
Anderson ka pësuar humbjen e parë në karrierë pas 17 fitoreve rresht.