Ushtarët e Koresë së Veriut që u janë bashkuar forcave ruse në luftën në Ukrainë, janë duke përjetuar për herë të parë internetin pa kufizime – dhe për këtë kanë nisur të përdorin përmbajtje për të rritur “pa kontroll”, sipas korrespodentit të “Financial Times”, Gideon Rachman.
Siç ka shkruar ai në Twitter bazuar në burime, ushtarët koreano-veriorë nuk kanë përjetuar kurrë internet të tillë në jetën e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Si rezultat, janë të ngazëllyer e të fokusuar në pornografi”, ka shkruar ai në rrjete sociale.
Rreth 10 mijë ushtarë të Koresë së Veriut janë dërguar në luftën në Rusi për të ndihmuar në pushtimin e Ukrainës.