Kuriozitet

Gjendet gruaja që u zhduk 63 vjet më parë në SHBA

Audrey Backeberg

Audrey Backeberg, që u zhduk në vitin 1962 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është gjetur së fundmi “gjallë dhe mirë”, kanë bërë të ditura autoritetet vendore, ka raportuar BBC.

Ajo ishte larguar atëbotë nga shtëpia e saj në lagjen Reedsburg në Wisconsin si 20-vjeçare, derisa prej asaj kohe autoritetet s’kishin lënë gjë pa ndërmarrë në kërkim të saj.

Përfundimisht, çështja mbi Backeberg u mbyll së fundmi pasi një detektiv i rivlerësoi faktet dhe dosjet mbi ngjarjen e gruas. Hetuesi bëri sërish intervista me persona që mund të kenë pasur lidhje me të.

Autoritetet njoftuan se 82-vjeçarja jetonte jashtë Wisconsinit.

Ajo ishte e martua dhe kishte dy fëmijë kur u zhduk, ka njoftuar Shoqata e Personave të Zhdukur, derisa u tha se ishte nisur nga shtëpia për të marrë rrogën, por që nuk ishte kthyer më.

Dadoja e familjes kishte rrëfyer se me zonjën Backeberg ishin nisur drejt kryeqytetit Madison, e më pas kishin marrë një autobus që shkonte në drejtim të Indianapolis. Dadoja më pas kishte thënë se ishte nervozuar dhe kishte vendosur të kthehej, por këtë s’e kishte bërë zonja, që për herë të parë u pra pranë stacionit të autobusit.

Ekzistojnë pretendime se Backeberg abuzohej nga bashkeshorti.

Detektivi që zgjidhi çështjen, Isaac Hanson, ka një version tjetër pse ajo u largua.

“Mendoj se ajo thjesht u largua, dhe e dini, vazhdoi jetën e saj. U mora me gjërat e veta dhe e jetoi jetën në mënyrën e vet. Dukej e lumtur. E sigurt në vendimin që kishte marrë. Pa u penduar”, ka thënë ai.