Kulturë

“Motër”, fjala shqipe që ende sfidon gjuhëtarët

Prishtinë, 30 gusht – Shqipja është ndër gjuhët e vetme që ruan vetëm një pjesë të vogël të terminologjisë së farefisnisë paraindoevropiane. Kështu, termat burimorë për babanë, nënën, vëllanë, djalin dhe vajzën janë zëvendësuar prej mijëra vitesh me leksema të reja.

Përjashtimi më intrigues është vetëm prania e leksemës “motër”, por që vjen nga termi paraindoevropian për nënën. Derisa shumica e gjuhëve evropiane e kanë ruajtur edhe kuptimisht termin e vjetër, shqipja paraqet rastin e rrallë kur termi burimor ka pësuar një zhvendosje kuptimore për të shënjuar “bijën e nënës”.

Kjo problematikë është shtjelluar në sesionin e gjuhësisë të mbajtur të enjten në sallën “Idriz Ajeti”, në Fakultetin e Filologjisë. Në ditën e parafundit të punimeve të Seminarit për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, albanologu polak nga Universiteti i Lodzhit, Marek Mejer, ka shpalosur studimin e tij të fundit mbi parahistorinë indoevropiane të fjalës shqipe “motër”.

(Gjerësisht, sot në ":Kohën Ditore")