Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, të shtunën ka njoftuar se në Kalanë e Vuçakut në Drenas është zbuluar një altar romak i gjysmës së parë të shekullit III pas Krishtit.
Çeku ka bërë të ditur se në ekipin e ekspertëve që kanë nisur gërmime në këtë lokacion janë Shafi Gashi, Sali Islami dhe Arbnor Morina.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVetëm pak kohë pas fillimit të gërmimeve arkeologjike në Kalanë e Vuçakut në Drenas, tashmë kemi zbulimin e parë tejet të rëndësishëm. Ekipi i ekspertëve, i përbërë nga arkeologu Shafi Gashi, Sali Islami dhe Arbnor Morina, në murin rrethues të kalasë kanë zbuluar një altar romak të gjysmës së parë të shek.III, pas krishtit. Objekti është një spolie e ripërdorur në ndërtimin e kalasë së periudhës së Justinianit (527-565 p. Kr)”, ka shkruar Çeku në Facebook.
Siç ka shkruar Çeku, altari është i një rëndësie të veçantë dhe tregues se ka vazhdueshmëri jetese që nga parahistoria, antika deri në mesjetë.
