Zëvendësministri i Administratës Publike, Bujar Nerjojvaj, i cili i kishte rënë pishman idesë për pranim të fajësisë të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, i ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij.
Ai ka thënë se ndihet i pafajshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë shqyrtimin kryesor ndaj tij, Prokuroria ka marrë në pyetje tre dëshmitarë në këtë rast.
Inspektori i Ndërtimtarisë, Ruzhdi Daka, gjithashtu është pyetur se përse nuk ishin rrënuar objektet e hoteleve “Kaqinari” dhe “Centrum”.
Në seancën e radhës, në muajin maj, do të merret në pyetje ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja.
Bujar Nerjovaj akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare sa ishte drejtor i Inspeksionit në Prizren.
Sipas aktakuzës, në këtë cilësi, gjatë periudhës 2011-2013, nuk i ka siguruar kushtet për t’i ekzekutuar rrënimet e katër objekteve hoteliere në afërsi të Sheshit “Shatërvan” në Prizren, në zonën historike të qytetit.
Si shkak i mospagesës së detyrimeve, vlerësohet se buxheti i Komunës së Prizrenit u dëmtua për më shumë se 36 mijë euro.