Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Zjarri përfshin një objekt në Çagllavicë

zjarr

Një objekt në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, në Çagllavicë, është përfshirë nga zjarri të premten. Objekti dyshohet të jetë depo furnizuese e pajisjeve mjekësore.

Në një video të KOHËS shihet tym i zi në vendin e ngjarjes. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë ka thënë se bazuar në të dhënat e deritanishme nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën Prishtinë -Ferizaj. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin”, ka theksuar Ahmeti.