Çatia e shkollës teknike “Skënder Luarasi” në Suharekë është përfshirë nga zjarri të mërkurën.
Menjëherë pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin dhe të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të flakëve.
Nuk raportohet për persona të lënduar.
Sipas informatave fillestare dhe pamjeve nga vendi i ngjarjes, në zonën ku shpërtheu zjarri kishte mjete dhe pajisje të përdorura për punimet e rinovimit që po kryheshin në objekt.
Autoritetet po hetojnë shkaqet e sakta të zjarrit.