Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e një qytetari nga fshati Staradran i Istogut, që është raportuar i zhdukur.
“Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i zhdukur është: BEQIR (Shaqir) MALOKU i lindur me 23.02.1957 në fshatin Staradran-Istog. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë); 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë; E-mail adresa: [email protected]”, thuhet nga Policia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo