Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

vrasje

Një 40-vjeçar raportohet se është vrarë në fshatin Balaj të Ferizajt.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, është arrestuar i dyshuari dhe është sekuestruar një armë zjarri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nuk janë bërë ende të ditura motivet e rastit.

“Me datën 15.09.2025 rreth orës 19:42 kemi pranuar një informatë se në fshatin Balaj të Ferizajt ka ndodhur një vrasje. Viktimë është një person mashkull, i moshës rreth 40 vjeç. Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar një armë zjarri. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit”, ka thënë Veseli.