Një person ka vdekur dhe një tjetër ka pësuar lëndime trupore në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në rrugën mes fshatrave Uglarë dhe Preoc të Graçanicës.
Në aksidentin që ka ndodhur të hënën, para mesditës, janë përfshirë dy automjete.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona, njëri prej të cilëve nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në spitalin e Graçanicës”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku.