Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq gruaja që u aksidentua nga motoçikleta në Prishtinë

Klinika Emergjente në QKUK

Një 68-vjeçare ka vdekur të hënën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si pasojë e goditjes nga motoçikleta një ditë më parë në Prishtinë. 

Policia ka njoftuar se ekipi mjekësor në QKUK e ka konfirmuar vdekjen e viktimës rreth orës 07:30. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo është aksidentuar të dielën mbrëma në lagjen “Emshir” të kryeqytetit, me ç’rast ka marrë lëndime të rënda.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritur të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i motoçikletës është në kërkim nga ana e policisë”, thuhet në njoftim.