Një person është arrestuar të enjten në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “fajde”.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar në flagrancë duke marrë pagesat e kamatës nga viktima.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTutje bëhet e ditur se në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar disa mijëra euro dhe prova të tjera.
“Lidhur me rastin e lartcekur me urdhëresë të gjykatës është zhvilluar urdhër kontrolli në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim: 10.000 euro para të gatshme, një telefon, një veturë me targa vendore, si dhe fletore dhe dëshmi të tjera relevante për rastin”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.