Të paktën tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të hënën në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.
Zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli, ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, si pasojë e mosmbajtjes së distancës së sigurisë.
“Sot rreth orës 11:50, në magjistralen Kaçanik–Ferizaj, afër pompës së derivateve “Ada Gas”, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave me targa vendore. Aksidenti ka ndodhur si pasojë e mosmbajtjes së distancës së sigurisë. Përveç dëmeve materiale, janë raportuar edhe lëndime të lehta trupore te njëri nga drejtuesit dhe dy pasagjerë. Pas marrjes së ndihmës mjekësore në emergjencën e Ferizajt, të lënduarit janë lëshuar për në shtëpi”, ka thënë Veseli.