Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit, në dy raste të ndara, ka arrestuar tre të dyshuar për veprën penale “dhunim”.
I arrestuari për një rast të dhunimit që thuhet se ka ndodhur Fushë-Kosovës më 31 janar, është liruar në procedurë të rregullt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Ndërkohë që në një rast që thuhet se ka ndodhur të dielën në Prishtinë, dy të dyshuarit e arrestuar janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kanë kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.