Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tre të arrestuar në Pejë, dyshohen se sulmuan anketuesin për regjistrim të popullsisë

Rrahje

Foto-Ilustrim

Një anketues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës është ankuar se është sulmuar fizikisht nga tre persona në Pejë, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës të dielën.

Dyshohet se sulmi ka ndodhur të shtunën pasdite gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në njoftim bëhet e ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

Të dyshuarit janë arrestuar e me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.