Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Theret me thikë një person në Skenderaj

Foto: Ilustrim

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar të martën në Skenderaj ka arrestuar dy persona, pasi dyshohet se e kanë therur me thikë një person.

Rasti është cilësuar si vrasje në tentativë dhe thuhet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që kanë pasur viktima me të dyshuarit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale që kishin pasur me viktimën mashkull kosovar, dyshohet se e kishin sulmuar fizikisht atë duke e goditur me thikë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. 

Viktima thuhet se është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike universitare të Kosovës (QKUK).

“Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari i dytë është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.