Një person ka raportuar të dielën në Mitrovicë se është sulmuar fizikisht nga një zyrtar policor që ka qenë jashtë detyrës zyrtare, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka njoftuar të hënën se rasti është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 18:00 brenda një lokali.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTutje thuhet se bazuar në videoincizime, shihet se ankuesi ka pasur një thikë, me të cilën dyshohet se e ka kanosur zyrtarin policor.
Njësitet policore e kanë konfiskuar thikën, ndërsa lidhur me rasti është informuar edhe prokurori dhe Inspektorati Policor i Kosovës.
Rasti është duke u hetuar.