Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona janë arrestuar të martën në Podujevë, për “vrasje në tentativë”.
Policia ka thënë se pas një mosmarrëveshje kishte ardhur deri te të shtënat me armë mes disa personave. Tre persona janë arrestuar, ndërsa janë konfiskuar një pistoletë me 9 fishekë, 5 gëzhoja dhe dy vetura.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rr. 19 Qershor, Podujevë 18.06.2024-01:20. Raportohet se pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te të shtënat ma armë zjarri në mes disa personave. Lidhur me rastin, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, ndërsa janë konfiskuar një pistoletë me 9 fishkë, 5 gëzhoja dhe dy vetura. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.