Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Të arrestuarit për vrasjen në Skenderaj janë babë e bir

vendi ku ndodhi vrasja

Foto: KP

Një person është vrarë të mërkurën në Skenderaj, e dy të dyshuar janë arrestuar për rastin. 

Policia e Kosovës një ditë më pas ka dhënë detaje. Sipas PK-së, të arrestuarit janë babë e bir, ndërsa nga ta janë sekuestruar një kallash, tri pistoleta e dhjetëra fishekë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Një mashkull kosovar, është qëlluar me armë zjarri dhe si pasoj e kësaj ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e bir) dhe nga të njëjtit janë sekuestruar: një armë AK47, tri armë të shkurta (pistoleta) dhe 53 fishekë kalibrash të ndryshëm. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.