Kronikë

Shtetasi i Shqipërisë raporton se pasi hyri në Kosovë pati të shtëna me armë ndaj tij

Policia e Kosovës

Ilustrim

Një shtetas i Shqipërisë ka raportuar se me të kaluar pikën kufitare në Morinë për të hyrë në Kosovë, disa persona të panjohur kanë hapur zjarr ndaj tij.

Sipas raportit të Policisë, viktima fillimisht ka kërkuar trajtim mjekësor.

Por shtetasi i Shqipërisë ka rezultuar pozitiv në testin e alkoolit.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera, por ka thënë se rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime.