Shtatë persona janë lënduar në një aksident trafiku të enjten pranë fshatit Shushicë të Istogut.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i ka thënë KOHËS se në aksidentin që ndodhi rreth orës 15:00 janë përfshirë katër vetura.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, ka njoftuar Gashi.
Autoritetet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin.