Një person është arrestuar në Ranillukë për fotografime dhe incizime të paautorizuara.
Policia ka njoftuar se i dyshuari bashkë me një vajzë të mitur kanë shpërndarë në rrjete sociale foto të një personi tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI dyshuari është dërguar në mbajtje, e vajza është liruar në procedurë të rregullt.
“Me 18.10.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti në bashkëveprim me të dyshuarën femër kosovare e mitur, nga një profil në facebook kanë shpërndarë disa foto të viktimës femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në raportin e PK-së.