Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shoferi lë veturën dhe ik derisa polici po e gjobiste, në të gjendet kanabis

kanabis

Foto: Ilustrim

Policia në Ferizaj ka nisur hetim pasi në veturën e një të dyshuari ka gjetur kanabis.

Njësiti patrullues e kishte ndaluar shoferin dhe derisa po i shqiptonte gjobë për kundërvajtje, ai bashkë me pasagjerin kanë dalë nga vetura dhe kanë ikur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Njësiti patrullues ka ndalur një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, dhe gjatë shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje, drejtuesi dhe një pasagjer  kanë lënë veturën dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Në veturë dhe afër saj janë gjetur dhe konfiskuar; 3 bimë të dyshuara të llojit Kanabis dhe 5 vazo. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.