Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shkaktoi aksident për të përfituar nga sigurimi, kërkohet paraburgimi i të dyshuarit

Aksident

Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar masë paraburgimi për 30 ditë ndaj të dyshuarit G.B. për “keqpërdorim të sigurimit. 

Sipas Prokurorisë, më 8 dhjetor i dyshuari me qëllim që të përfitonte nga sigurimi, qëllimisht ka shkaktuar aksident trafiku në Ferizaj. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai gjendet në ndalim për 48 orë që nga 17 dhjetori. 

“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar me datën 08 Dhjetor 2024, rreth orës 14:15, në Ferizaj, rr. ‘Rexhep Bislimi’, saktësisht tek rrethrrotullimi,  i pandehuri G.B.,  me qëllim të arkëtimit të parave dhe benefiteve të sigurimit nga siguruesi, e dëmton pasurinë e siguruar dhe pastaj e lajmëron rrejshëm dëmtimin,  në atë mënyrë që qëllimisht shkakton aksident trafiku duke drejtuar veturën të llojit Golf VII dhe në kohë të caktuar rrit shpejtësinë e lëvizjes  dhe me anën e majtë të veturës  e godet veturën e të dëmtuarës I.T.,  cila ishte duke lëvizur në rrethrrotullim, ndërsa pësojnë lëndime edhe dy pasagjerët në veturën e të dyshuarit, me çka ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i sigurimit’ nga neni 326 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore.