Kronikë

Sekuestrohen mbi 16 mijë franga në monedha metalike

monedha

Mbi 16 mijë franga në monedha metalike janë sekuestruar të shtunën në pikën kufitare në Han të Elezit.

Policia ka bërë të ditur se monedhat janë sekuestruar në një veturë e cila drejtohej nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Ato janë gjetur nën ulëset e veturës në qese plastike.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet relevante policore përfshirë ato të hetuesisë.  Pas inventarizimit paraprak, rezulton se janë sekuestruar gjithsej 8,076 monedha x 2 CHF = 16,152 CHF, të gjitha të dyshuara si të falsifikuara. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori për Krime të Rënda, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë dhe është iniciuar rasti penal për ‘Falsifikim të parasë’”, thuhet në njoftim.