Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrëmbehet në Gjilan një i mitur nga Presheva

Policia

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua shqiptare nga Presheva ka raportuar në stacionin e tyre në Gjilan se është rrëmbyer vëllai i saj i mitur nga një shtetas kosovar.

Sipas njoftimit, ankuesja ka raportuar se rrëmbimi ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje rreth një borxhi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ankuesja femër shqiptare shtetase e Serbisë, ka raportuar në stacionin policor Gjilan se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi,  është rrëmbyer vëllai i saj i mitur, viktima mashkull shqiptar shtetas i Serbisë; nga i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë bastisjes tek prona e të dyshuarit është gjet dhje konfiskuar 2.41 gram marihuanë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.