Kronikë

Raportohet i zhdukur një djalë në Fushë-Kosovë

Policia /ilustrim

Është raportuar i zhdukur një djalë në Fushë-Kosovë. 

Babai i tij ka thënë se djali ka dalë nga banesa dhe nuk e di ku gjendet prej të mërkurës. 

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij viktima mashkull kosovar, është larguar nga banesa dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin e Policisë.