Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Punëtori i pastrimit në Prishtinë lëndohet rëndë, u godit nga kamioni i mbeturinave

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Një punëtor i një kompanie të pastrimit ka pësuar lëndime të rënda pasi është goditur nga automjeti që po grumbullonte mbeturinat. 

Policia ka njoftuar të dielën se rasti ka ndodhur gjatë mëngjesit të së shtunës në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“I dyshuari, punëtor i një kompanie, deri sa ishte duke drejtuar automjetin (kamion për grumbullimin e mbeturinave) nga pakujdesia ka goditur punëtorin e kompanisë. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK”, thuhet në njoftim.  

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.