Prokuroria Themelore në Prishtinë do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit ndaj 25-vjeçarit L.H., i dyshuar për vrasjen e rëndë në Kolovicë të martën mbrëma dhe për mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve.
Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, ka thënë për KOHËN se kjo kërkesë do të paraqitet brenda afatit ligjor në gjykatën kompetente.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e të dyshuarit L.H., për shkak të veprave penale ‘Vrasja e rëndë’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, sipas KPRK-së. Brenda afatit ligjor, prokuroria do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente”, ka thënë ajo.
L.H., dyshohet se është përfshirë në vrasjen e martës, ku përveç E.H., mbeti e plagosur edhe një grua që nuk ishte e përfshirë në rast. Ajo vdiq një ditë pas në Qendrën Klinike Universitare.
I dyshuari L.H. është njëri prej të plagosurve nga këto të shtëna. Ai është marrë në intervistim pas trajtimit në QKUK.