Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia nis operacion kërkimi për 54-vjeçaren e zhdukur në Kaçanik

Policia

Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka nisur operacion kërkimi për gjetjen e 54-vjeçares me inicialet H.J., nga fshati Runjevë i Kaçanikut. 

Në njoftimin e Policisë thuhet se ajo është raportuar e zhdukur që nga orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës dhe familjarët nuk kanë asnjë informacion lidhur me vendndodhjen e saj. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në mbështetje të këtij operacioni janë angazhuar edhe Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, me operatorë në terren, dronë të sofistikuar dhe motoçikleta për terren të vështirë, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), me pjesëtarë aktivë në kërkime, qytetarë vullnetarë nga komuniteti lokal”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kërkimet janë duke vazhduar ende.