Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia nis hetimet për dy raste të vdekjeve

Policia

Foto: Ilustrim

Policia ka nisur hetimet për dy raste të vdekjeve të mërkurën. 

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Bresje të Fushë-Kosovës, është dërguar i vdekur një person e më pas trupi është dërguar në obduksion. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në QKMF Bresje është sjellur pa shenja jete nga familjarët viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurori, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, njoftoi PK-ja.

E, në rastin e dytë, në Bardhosh është gjetur i vdekur një tjetër person e edhe trupi i tij është dërguar për obduksion. 

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në dhomën e tij të fjetjes. Me vendim të prokurori, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.