Policia e Kosovës ka nisur hetim në Gjakovë, pasi një grua u ankua se bashkëshorti i saj nuk është trajtuar si duhet në Spitalin Rajonal të Gjakovës.
Në raportin policor thuhet se burri është me probleme mendore dhe është hospitalizuar prej disa ditësh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAutoritetet po e hetojnë rastin si “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”. Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se është intervistuar një person nga stafi mjekësor.
“Rr. Dëshmorët e Lirisë, Gjakovë 18.11.2024-07:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj - me probleme mendore, i cili prej disa ditësh ishte i hospitalizuar në Spitalin Rajonal Prizren, nuk është trajtuar si duhet nga ekipi mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin policor.