Një tentim vrasje me armë zjarri ndodhi të hënën në lagjen “Jarina” në qytetin e Pejës, ku një person mbeti i plagosur.
I dyshuari për këtë rast, Brendon Ajazaj, është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës të martën.
“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: Brendon (Hamdi) Ajazaj, i lindur me 19.10.2005 në shtetin e Gjermanisё. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale ‘Vrasje e mbetur në tentativë’ ”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të lokalizuar të dyshuarin. Në rast se qytetarët kanë njohuri për vendndodhjen e Ajazajt, luten të komunikojnë me policinë.
