Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë Rajonale në Pejë dhe me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për të ndihmuar në lokalizimin dhe arrestimin e një personi të kërkuar.
Bëhet fjalë për Shqiprim (Imer) Xhaferaj, i lindur më 13 prill 1993 në Pejë, i cili është i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosje” dhe “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia i bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion rreth vendndodhjes së personit në fjalë, të kontaktojnë menjëherë organet e rendit përmes:
Numrit të urgjencës 192 ose linjës falas 0800 19999
Numrit të Drejtorisë Rajonale në Pejë: 039 432 327
E-mail: [email protected]
Policia siguron qytetarët se çdo informacion do të trajtohet me konfidencialitet të plotë.
