Kronikë

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia

Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim për arrestimin e një të dyshuari që është shpallur në kërkim për veprën penale “vjedhje”.

Autoritetet kanë publikuar fotografi të tij me qëllim të identifikimit dhe lokalizimit, derisa thuhet se vjedhjen e ka kryer më 21 shtator të 2023-s në Shtërpcë.
“Personi i shpallur në kërkim dyshohet se ka kryer veprën penale të vjedhjes që ka ndodhur më 21.09.2023 në Shtërpcë, por që deri më tani policia e stacionit në Shtërpcë nuk ka mundur ta identifikojë”, thuhet në njoftim.

Në rast se keni informacione mbi vendndodhjen e tij, Policia iu fton të lajmëroheni në numrat e telefonit apo në stacionin më të afërt policor.