Kronikë

Policia kërkon bashkëpunimin qytetar për kapjen e një të dyshuari

Person në kërkim

Policia e Kosovës është në kërkim të Besnik Ukajt, që dyshohet për veprën penale “vrasje në tentativë”.

Policia njoftoi se i dyshuari është nga fshati Korishë i Prizrenit, e veprën dyshohet se e ka kryer më 17 maj të këtij viti në fshatin Nashec.

Autoritetet thanë se kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të lajmërojnë Policinë apo të lajmërohen në stacionin më të afërt policor.

“Kushdo që strehon kryesin e ndonjë vepre penale ose e ndihmon atë në shmangien e zbulimit ose arrestimit përmes fshehjes së mjeteve, provave apo në ndonjë mënyrë tjetër mund te dënohet sipas nenit 380 të KPK-së për VP ‘Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale’”, thuhet në njoftimin policor.