Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin e madhe që përfshiu fshatin Kçiq në Mitrovicë të dielën. Policia ka thënë se nga përhapja e shpejt e zjarrit është djegur një shtëpi banimi dhe objekti përcjellës, si dhe pullazet e tri objekteve përcjellëse.
Po ashtu u përfshin nga zjarri edhe dy shtëpi të pabanuara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Fsh. Kçiq i Madhë-Vogël ,Mitrovicë Jug / 10.08.2025 – 14:00. Është raportuar për një zjarr i cili kishte kapluar barishte, shkurre në pyll dhe kishte filluar të rrezikoj banorët dhe pronat. Njësiti policor i dhe i zjarrfikësve në vendin e ngjarjes janë përpjekur që ta lokalizojnë zjarrin, por nga përhapja e shpejtë e zjarrit si pasojë janë djegur një shtëpi banimi dhe objekti përcjellës, pullazet e tri objekteve përcjellëse, si dhe dy shtëpi të pa banuara të tre ankuesve meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit rasti iniciohet si më lartë dhe vazhdon të hetohet”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Portali lokal "Jepi zë" ka publikuar video të djegies së shtëpive.