Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia e Kosovës kërkon ndihmën për kapjen e Faton Hajrizit, iku për herën e nëntë nga burgu

Faton Hajrizi

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për bashkëpunim për të lokalizuar dhe arrestuar Faton Hajrizin, që është arratisur nga Qendra Korrektuese në Smrekovnicë të Vushtrrisë, të shtunën.

Faton Hajrizi nga Skenderaj nuk është figurë e panjohur për Policinë e Kosovës. Është hera e nëntë që ka ikur nga burgjet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më herët gjatë ditës, Shërbimi Korrektues njoftoi për ikjen e të dënuarit. Sipas njoftimit, ai është përfitues i fundjavave dhe së fundmi këtë të drejtë e ka shfrytëzuar më 1 deri 3 korrik. 

Faton Hajrizi në mars ishte intervistuar nga “Betimi për Drejtësi” ku përveç rrëfimit rreth arratisjeve, kishte treguar edhe se si e ka fituar të drejtën e vikendit dhe s’e ka shfrytëzuar për t’u arratisur.

Menjëherë pas luftës në Kosovë, Hajrizi ishte arrestuar pasi kishte vrarë një ushtar rus në Skenderaj. Pas kësaj ishte kapur për vjedhje, grabitje e vepra tjera penale.