Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Polici sulmohet nga pesë persona në Pejë

Policia e Kosovës

Ilustrim

Një zyrtar policor jashtë detyrës ka raportuar se deri sa ishte nën shoqërimin e një personi duke rregulluar automjetin është sulmuar fizikisht nga pesë të dyshuar në rrugën “Mikel Marku” në Pejë pasditen e së mërkurës.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se njëri prej të dyshuarve kishte shtënë me armë zjarri në vendin e ngjarjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor pasi që ishte sulmuar me mjete të forta nga katër të dyshuarit e tjerë. I njëjti është paraqitur në stacionin policor dhe  gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë”.

Një i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa katër të dyshuarit tjerë gjenden në arrati.