Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Polici dyshohet se u përfshi në një rrahje në Ranillug

Policia /ilustrim

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës duhet se u përfshi në një rrahje në Rainillug në orët e hershme të së shtunës. 

Dy persona kishin kërkuar tretman mjekësor si pasojë e një ngjarje. Policia ka thënë se ka kuptuar se një nga të dyshuarit ishte zyrtar policor. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa është informuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ranillug /16.11.2024-02:20. Pas marrjes së një informate se dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor si pasojë e një rrahje, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë kuptuar se të involvuarit në këtë rast ishin dy të dyshuarit meshkuj/k, (njëri nga ta pjesëtarë i PK-së), ku që të dy kishin lëndime trupore, për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar IPK-ja. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.