Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Plagoset një person në Malishevë

Policia e Kosovës

Foto ilustrim

Një person është plagosur të premten në Malishevë. Rasti ka ndodhur në një lokal. 

I plagosuri është dërguar në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia ka thënë se është arrestuar një i dyshuar. Shtëpia e tij është bastisur por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. 

“Është raportuar se në një lokal, ka ndodhë një rast plagosje me armë zjarri. Viktima mashkull kosovar ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.  Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka dorëzuar një armë me gaz me  shtatë (7) fishekë kal.9mm dhe një gëzhojë fisheku me gaz e cila armë dyshohet se është përdorur në rast”, thuhet në raportin e PK-së.