Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur të shtunën në Gojbulë të Vushtrrisë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një burrë është plagosur me armë zjarri, derisa ishte duke e ruajtur një pronë private.
Viktima është dërguar në QKUK, ndërkaq dy gëzhoja janë gjetur dhe sekuestruar në vendin e ngjarjes.
Rasti është duke u hetuar. Policia nuk ka raportuar për të arrestuar.