Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Plagoset një person në “Dragodan”

Policia e Kosovës

Ilustrim

Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë të premten në mbrëmje në lagjen “Dragodan” të Prishtinës, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, i plagosuri është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë deri tash, Policia ka arritur të identifikojë një të dyshuar dhe dy vetura që dyshohet se janë përfshirë në rast. Por ende nuk ka arrestime.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 19:00, është raportuar për shkrepje të armës së zjarrit në rrugën  “Mine Peza” në Prishtinë.

Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se një person është plagosur  nga arma e  zjarrit dhe se i njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Aktualisht policia ka identifikuar  një të dyshuar të  përfshirë në rastin në fjalë, po ashtu edhe dy vetura,  ndërkaq po vazhdon punën e saj operativo-hetimore si dhe të ekzaminimit të vendngjarjes me qellim të sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.