Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Plagoset një 54-vjeçar në Suharekë, arrestohet i dyshuari

Arma e konfiskuar

Arma e konfiskuar

Një 54-vjeçar është plagosur në fshatin Popolan të Suharekës të premten. Policia ka arrestuar menjëherë të dyshuarin.

Sipas njoftimit, Policia ka marrë informatën për plagosje rreth orës 11:57.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në vendngjarje, Policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë së bashku me një karikator, shtatë fishekë dhe një gëzhojë që dyshohet se është përdorur në këtë rast.

Viktima po trajtohet në Emergjencën e Suharekës jashtë rrezikut për jetë.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë.