Kronikë

Plagoset një 27-vjeçar në Stanovc të Vushtrrisë

Policia /ilustrim

Foto: Ilustrim

Një 27-vjeçar është plagosur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 18:00.

“Sipas informacioneve të para hetimore, viktima-mashkull rreth 27-vjeçar-ka pësuar plagë nga arma e zjarrit dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas autoriteteve mjekësore, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja.

Vepra është cilësuar se “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë".

Bëhet e ditur se Policia është në kërkim të personit të dyshuar i cili dyshohet se ka shtënë me armë.