Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pesë të lënduar nga aksidenti në Skenderaj

Aksident

Foto ilustrim

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku të dielën në fshatin Marinë të Skenderajt.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka njoftuar për KOHËN se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, e autoritetet policore kanë dalë në vendngjarje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po hetohen rrethanat e aksidentit.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar  rreth  orës 16:00 në rrugën rajonale  në fshatin Marinë të  Skenderaj. Në aksident janë përfshirë  tri vetura, ku përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar pesë persona”, thuhet në njoftimin e Policisë.